top of page
Sequence 01_2.mp4

Medallion Trading Institute

Instituti i parë në rajon për zhvillim profesional në tregjet financiare

Untitled (Facebook Post) (8).mp4

Mentorim Elitë Institucional

Program i strukturuar 12-mujor, trajnimi është thellësisht praktik dhe i personalizuar, i zhvilluar brenda grupeve të ngushta.

2.mp4

Trading Floor

Pjesëmarrësit marrin trajnim të strukturuar, por gjithashtu fitojnë akses në një mjedis tregtar profesional.

3.mp4

Qasje në Kapital

Instituti ofron kapitali për antarët që demonstrojnë disiplinë, qëndrueshmëri dhe standarde profesionale.

Pse MTI Është Ndryshe

Medallion është një nga iniciativat e para në Evropën Juglindore. Përmes programit të strukturuar 12-mujor dhe një mjedisi tradingu të dedikuar, Medallion synon të formojë traderë me disiplinë, analizë të thellë dhe ekzekutim profesional.

Specializim në Një Treg

Medallion fokusohet ekskluzivisht në tregun e arit (XAUUSD). Ky specializim u mundëson tregtarëve të zhvillojnë ekspertizë të thellë në një nga tregjet më të rëndësishme financiare.

Program i Strukturuar 

Medallion funksionon si një program i strukturuar zhvillimi 12-mujor, që ndërton ekspertizë dhe disiplinë profesionale në treg me faza të qarta trajnimi, praktikë dhe vlerësim të performancës.

Metodologjia e Disiplinuar 

Të gjithë pjesëmarrësit trajnohen brenda një kornize të strukturuar, ku menaxhimi institucional i riskut dhe metodologjia e duhur sigurojnë performancë të qëndrueshme.

Talent Pool &  Kapital

Instituti shkon përtej edukimit. Tregtarët e dedikuar mund të ftohen në Medallion Trading Floor për alokim kapitali të ardhshëm, bazuar ekskluzivisht në meritë dhe performancë.

Anëtarësi e Kufizuar

Për të ruajtur standarde të larta mentorimi, Instituti pranon vetëm një numër të kufizuar pjesëmarrësish çdo vit, duke siguruar një mjedis të fokusuar dhe profesional zhvillimi.

Transparencë

Medallion promovon transparencë të plotë në tregtim, duke ofruar në kohë reale rezultatet dhe performancën e arritur gjatë vitit, të bazuara mbi teknikat dhe strategjitë që zbatojmë.

Modeli Medallion

Hapi - I

Trajnim Profesional

Kornizë institucionale për tregun e arit dhe plan i strukturuar zhvillimi.

HAPI - II 

Trading Floor

Qasje në një ambient profesional tradingu dhe në një hapësirë ekzekutimi në kohë reale.

HAPI - III

Vlerësim të
Performancës

Metrika rigoroze dhe rishikim në kohë reale sipas standardeve institucionale të menaxhimit të rrezikut.

Hapi - IV

Rruga drejt
Kapitalit

Integrim final dhe mundësi alokimi kapitali bazuar në meritë dhe performancë.

Takohu me themeluesin

Pëllumb Bekteshi 
MTI®

Founder & Trading Analyst

IMG_1695.heic

Me eksperiencë të gjatë në tregje të ndryshme financiare, Pëllumbi tashmë ka përqendruar karrierën e tij në tregjet e arit, ku ka zhvilluar metodologjinë e tij të veçantë të trading-ut.

Strategjia e tij bazohet në strukturën e tregut dhe price action. Kjo qasje i lejon të mbijetojë dhe të performojë në çdo cikël tregu, falë njohurive të thella mbi lëvizjen e çmimeve dhe dinamikën e tregut. 

 

Me role kyçe në kompani dhe institucione financiare ndërkombëtare në Australi, dhe Austri, Pëllumbi ka fituar disiplinën dhe strukturën institucionale për të formuar tregtarë profesionistë.

Standardet Profesionale

Medallion nuk ofron kurse të zakonshme.

Ne formojmë traderë që veprojnë me disiplinë dhe prodhojnë rezultate reale.

Standard 1

Disiplina mbi Emocionin

Vendimet e trading-ut bazohen në analizë të strukturuar dhe parametra të qartë risku. Sjellja impulsive ose emocionale nuk lejohet dhe adresohen përmes vlerësimit të performancës.

Standard 4

Monitorim dhe Performancë

Medallion monitoron dhe rishikonë performancën e antarëve rregullisht. Vetëdija dhe përmirësimi i vazhdueshëm janë elementë kyç të zhvillimit profesional.

Standard 2

Menaxhimi i rrezikut 

Mbrojtja e kapitalit është baza e një trading-u të qëndrueshëm. Pjesëmarrësit ndjekin parime strikte të menaxhimit të riskut në çdo kohë.

Standard 5

Mjedis Profesional

Instituti promovon një ambient fokusuar dhe bashkëpunues ku tregtarët mund të ndajnë njohuri, të rafinojnë ide dhe të zhvillojnë disiplinë përmes mentorimit të strukturuar.

Standard 3

Konsistenca

Qëllimi nuk është fitimi i madh rastësor, por ekzekutimi i qëndrueshëm dhe vendimmarrja e disiplinuar me kalimin e kohës.

Standard 6

Zhvillim Afatgjatë

Mjeshtëria në trading nuk ndërtohet brenda një nate. Instituti është krijuar për individë të përkushtuar ndaj zhvillimit afatgjatë të aftësive dhe rritjes profesionale.

Në Medallion Trading Institute, pjesëmarrësit operojnë sipas standardeve profesionale të dizajnuara për të zhvilluar tregtarë të disiplinuar, jo spekulantë afatshkurtër.

Korniza 12-Mujore e Zhvillimit

Një progres i strukturuar 12-mujor, nga bazat deri te mundësia e rrugës drejt kapitalit.

Muaji 1–2

Baza

(Foundations)

Muaji 3–4

Struktura e

tregut

Muaji 5–6

Ekzekutim

& Strategji

Muaji 7–8

Pjesëmarrje në

Trading Floor

Muaji 9–10

Menaxhimi i Riskut dhe Kapitalit

Muaji 11

Analizë

e Avancuar

Muaji 12

Integrimi Final & Rruga drejt Kapitalit

Performanca e Strategjisë

2024

+23.5%

+21.2%

Maximum Drawdown 6%

2025
2025

+21.2%

+23.5%

Maximum Drawdown 4%

2024

Performanca e kaluar nuk garanton rezultate në të ardhmën!

Programet Medallion

Ne krijojmë traderë që e kuptojnë tregun, veprojnë me disiplinë dhe prodhojnë rezultate reale

Foundational Development Program

Medallion Foundational
Program

Program i stukturuar zhvillimi (3-muaj)

€ 950

  • Metodologji fondacionale 

  • Mentorship i strukturuar

  • Aftësimi për menaxhimit të rrezikut

  • Trajnim në disiplinën psikologjike

  • Bazat e Analizës Teknike

  • Mundësi avancimi në programin professional

Pranimi i hapur.

Professional Development Program

Medallion Professional Program

Program i stukturuar zhvillimi (12-muaj)

Përzgjedhje me vlerësim

  • Metodologji Institucionale

  • Mentorship i strukturuar

  • Aftësimi për menaxhimit të rrezikut

  • Trajnim në disiplinën psikologjike

  • Monitorim i performancës

  • Strategjia Medallion (D.O.C)

  • Qasje në Trading Floor

  • Analiza teknike të avansuara

  • Rishikim i strategjive në kohë reale

  • Pjesëmarrje në sesione live të tregut

  • Alokim Kapitali

Pranimi është selektiv.

QASJE E BAZUAR NË MERITË PËR KANDIDATËT ME POTENCIAL TË LARTË

Programi Bursave

Një numër i kufizuar bursash është në dispozicion për individët që demonstrojnë përkushtim dhe potencial profesional. Ky është proces selektiv. 

Konsiderimi i bursës përfshihet në procesin e aplikimit

Pjesëmarrëja është e limituar.

Grupet e Medallion janë të vogla me qëllim, për të ruajtur cilësinë e mentorship-it dhe monitorimin e performancës. Pjesëmarrësit e këtij cikli duhet të jenë të përkushtuar; kur grupi plotësohet, aplikimet mbyllen deri në vitin e ardhshëm.

Apliko!

Zgjidh Programin

Pytjet më të shpeshta (FAQ)

Pse Medallion Institute?

Medallion u krijua me një qëllim të qartë: të zhvillojë traderë profesionistë dhe të ndërtojë një ambient serioz, bashkëpunues dhe të orientuar drejt suksesit afatgjatë. Ndryshe nga shumica e kurseve të trading-ut që ofrojnë programe të fragmentuara dhe pa rezultate të verifikueshme, Medallion operon mbi një qasje të strukturuar dhe transparente, të ndërtuar mbi standarde profesionale.

Cili është programi duhur për mua?

Medallion ofron dy kategori programesh zhvillimi: Foundational Program dhe Professional Program. Individët që janë në fillim të rrugëtimit të tyre inkurajohen të fillojnë me Foundational Program. Ndërsa individët që tashmë kanë një nivel përvoje në tregjet financiare mund të aplikojnë drejtpërdrejt në Programin Professional.

Sa pjesëmarrës pranohen çdo vit dhe sa zgjat programi?

Për të ruajtur cilësinë e mentorimit dhe mbikëqyrjes së performancës, antarësia është e limituar. Medallion ofron dy programe kryesore zhvillimi: Programin Foundational 3-mujor dhe Programin Professional 12-mujor.

Si mund të fitoj akses ne programin Professional?

Aksesi në këtë program mund të realizohet në dy mënyra. Përmes intervistës dhe vlerësimit direkt, ose përmes përfundimit të Foundational Program, i cili shërben si rrugë për kalim në programin profesional.

Cilat janë pritshmërit pas mbarimit te programit?

Antarët zhvillojnë aftësitë për të kuptuar dhe zbatuar metodologjinë tonë të trading-ut, përfshirë qasjen në strategjinë D.O.C dhe implementimin korrekt të saj në treg. Ky proces synon të ndërtojë një rrugëtim profesional dhe të sukseshëm për mundësi të ardhshme të alokimit të kapitalit.

Cili është qëllimi dhe vizioni?

Qëllimi ynë është të identifikojmë dhe të zhvillojmë talente të reja me potencial të lartë në trading. Për këtë arsye kemi ndërtuar një model unik zhvillimi, Ky proces synon të çojë pjesëmarrësit drejt një rrugëtimi të sukseshëm në trading.

A duhet të kem përvojë të mëparshme në trading?

Njohja bazë e tregjeve financiare është e dobishme, por nuk është e domosdoshme. Programet janë dizajnuar për të mbështetur si traderë në zhvillim, ashtu edhe individë që kërkojnë një rrugë të strukturuar mentorimi që nga fillimi.

Në cilin treg specializohet Instituti?

Instituti fokusohet kryesisht te ari (XAUUSD) për shkak të likuiditetit, volatilitetit dhe rëndësisë makroglobale.

A mund të kenë akses antarët në Trading Floor?

Medallion operon me dy ambiente Trading Floor: një për pjesëmarrësit e programit dhe një për traderët në nivel profesional. Antarët që demonstrojnë disiplinë, dhe implementim korrekt të strategjisë mund të ftohen të bashkohen në Medallion Trading Floor (Professional), ku do të konsiderohen edhe për mundësi alokimi të kapitalit nga Medallion.

Sa kohë duhet të dedikojnë pjesëmarrësit çdo javë? Online apo Fizik?

Antarët inkurajohen të dedikojnë rreth 10 orë në javë për zhvillim profesional në trading. Për këtë qëllim, Instituti ofron sesione ne ambientet tona si dhe online duke ndërtuar një kulturë serioze bashkëpunimi ku traderët mësojnë, analizojnë tregjet dhe evoluojnë së bashku.

bottom of page